Sakrifica, dituria dhe namazi

Sakrifica, dituria dhe namazi

Nëse ti mendon se mysliman të vërtetë të bën vetëm rituali i namazit, unë mendoj se, e ke gabim. Ndëgjojmë thuajse çdo ditë që k

Sami Yusuf – Silent Words /Ilahi për Sirinë/
Mrekullia e Isait (Paqja qoftë mbi të) ᴴᴰ
Ibrahim Beqiri – Edukata hyjnore dhe islamofobia ne Kosove
  • Nëse ti mendon se mysliman të vërtetë të bën vetëm rituali i namazit, unë mendoj se, e ke gabim. Ndëgjojmë thuajse çdo ditë që ka besimtarë namazfalës, por keqbërës kurse e dijmë versetin Kur’anor ku thotë:” Vërtetë namazi të largon nga të irituarat dhe keqbërja”. Ç’është kjo kontradiktë?! Nuk ka asgjë kontradiktore këtu, por namazfalësi nuk është në rregull, sepse namazin ose e falë pēr syefaqësi, ose nuk është i përqendruar,thelluar përshpirtërisht në të. Dhe këtu kuptojmë se për të qenë jokeqbërës namazi duhet të jetë i bukur, dhe i pranuar nga Pranuesi i veprave. Nuk mbetet vetëm me kaq. Besimtar ashtu siç e kërkon më i Besueshmi të bën edhe sinqeriteti, edukata, mirësjellja, dituria, bëmirësia , meditimi , falendërimi, e shum faktor tjerë të rëndësishëm. Por, më e fuqishmja e ditëve të sotme është dituria dhe sakrifica. Për diturinë ka folur Zoti mjaftë në Librin e Tij saqë e dijmë që thirja e parë në Kur’an është lexo. E, nëse flasim për sakrificën kjo është një element mjaftë i fuqishëm që pa të nuk arrihet as te dituria, e as te adhurimi i përpiktë. Të sakrifikosh do të thotë të shenjtërosh, dhe se sakrifica apo shenjtëria më e madhe mbetet të jetë përsiatja për vetëkontrollimin e egosë. Si përfundim dua të ju tregojë se më ka lënë mbresa shum thënja e një poeti të ndritur ku thotë: ” U sakrifikoftë egoja(nefsi) për hirë të shpirtit(ruhit)”. Sa bukur e thotë shejh Omer Tuğrul Inançeri: ” Ha pak, fli pak, fol pak, që të bëhesh burrë”!.

    Autor: Hafiz Besir Musliu

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: