Racisti Dardan Gashi tashmë akuzohet edhe për abuzimin 32.5 milionë eurosh

Racisti Dardan Gashi tashmë akuzohet edhe për abuzimin 32.5 milionë eurosh

Në vitin 2006, derisa ministër i Mjedisit ishte Ardian Gjini, kjo ministri kishte nxjerrë udhëzim administrativ për strukturën e pagesave të ujit.

Loco Ft. Romeo Santos
Kultivimi i mjedrës në Kosovë arrin shifra rekord
Gjermani – Mbi 8 mijë fëmijë emigrantë rezultojnë të humbur

Në vitin 2006, derisa ministër i Mjedisit ishte Ardian Gjini, kjo ministri kishte nxjerrë udhëzim administrativ për strukturën e pagesave të ujit.

Me këtë udhëzim përcaktohej lartësia e kompensimit për shfrytëzimin e ujërave, kompensimi për shkarkimin e ujërave të ndotura dhe kompensimi për nxjerrjen e inerteve nga shtretërit dhe brigjet e ujë-rrjedhave, raporton KTV.

Sipas këtij udhëzimi, rregullohej edhe kompensimi për shfrytëzimin e ujërave sipërfaqësore, nëntokësore dhe ujërave minerale.

Prodhuesit, të cilët ambalazhojnë ujërat mineralë dhe ujërat natyralë, janë të detyruar të paguajnë 0.009 € për një litër ujë të shitur.

Por, të njëjtit kishin refuzuar të pagunin këtë taksë, pasi që ishin ankuar se është tarifë e lartë.

Lidhur me mosveprimin e Departamentit të Ujërave për të mbledhur këto taksa, Besim Dobruna, ish-punëtor i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka akuzuar zyrtarë të këtij dikasteri.

Kjo praktikë, sipas tij, kishte vazhduar edhe pas ndërrimit të disa ministrave.

Sipas Dobrunës, me mosveprimin e organeve kompetente, në buxhetin e shtetit nuk kanë përfunduar 32.5 milionë euro.

Për këtë ai tani akuzon ish-ministrin Dardan Gashi për mosveprim, edhe pse, sipas tij, ishte në dijeni të keqpërdorimeve.

I kontaktuar nga Kohavisioni, Dobruna ka thënë se nuk mund të flasë para kamerës derisa procesi është në gjyq.

Ndërkaq, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë se për çështjen e borxhit të shfrytëzuesve të ujit, e kanë dërguar lëndën në Prokurori dhe se rrjedhimisht, kjo tani është çështje e Hetuesisë.

“Të gjitha kompanitë shfrytëzuese të ujit, të cilat nuk i kanë shlyer obligimet, i kemi dërguar në procedura gjyqësore. Duke iu referuar adresimit të çështjeve në institucionet përkatëse, Prokurori dhe Gjyqësor, nuk duam që të interferojmë me deklarata në vendimet e tyre lidhur me këtë çështje”, ka thënë Fadil Maxhuni nga kjo ministri.

Çështja e taksës së ujit u rikthye si debat, pasi deputeti Gëzim Kelmendi, në Rubikon të KTV-së, derisa flitej për puçin ushtarak në Turqi, i tha ministrit Gashi se akuzohet për 32 milionë euro para të humbura nga Ministria e Mjedisit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: