Pas 15 viteve ndërtimi hapet xhamia në Nicë

Pas 15 viteve ndërtimi hapet xhamia në Nicë

Pas 15 vitesh mosmarrëveshje me autoritetet e qytetit, në Nicë u hap Qendra Islame En-Nour. Qendra, e ndërtuar me fonde të siguruara nga Mbretëri

Interesim i madh për fenë Islame në lojrat olimpike në Rio 2016
Kënd lodrash në xhami, teravit falen pa preokupim /Foto/
Duaja e hifzit: Për gjashtë muaj E mësoi Kuranin përmendësh

Pas 15 vitesh mosmarrëveshje me autoritetet e qytetit, në Nicë u hap Qendra Islame En-Nour.

Qendra, e ndërtuar me fonde të siguruara nga Mbretëria e Arabisë Saudite, u hap pas miratimit të lëshuar nga bashkiaku i ri Philippe Pradal, i cili kohë më parë mori këtë post nga Christian Estrosij, i cili gjithnjë gjithë kishte kundërshtuar ndërtimin e xhamisë.
Kreu i Bashkësisë Islame në Nicë, Ouassini Mebarek, , tha me këtë rast se hapja përfundimtare e Qendrës Islame në Nicë është “njohja e të drejtës për praktikimin e lirshëm të fesë në Francë, në përputhje me vlerat e Republikës së Francës.”
Në kuadër të Qendrës, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2001, gjendet xhamia e cila mund të pranoj 880 besimtarë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: